Deputeti Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit që u mor për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së, së bashku me 3 deputetë të tjerë, veprim të cilin ai e ka quajtur një “delirë” mendor nga ana e Enkelejd Alibeajt.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Shehu ironizoi vendimin e Alibeajt, duke thënë se vendimin e ka marrë pasi i ka bërë dëm “gjeli i Vitit të Ri”, teksa shtoi se kreu i grupit parlamentar të PD-së, vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi ai ka perceptime te deformuara, iluzione, delire, që më pas e çojnë atë të marrë vendime të tilla.
Shehu shtoi gjithashtu se me këto veprime Alibeaj po kontribuon në thellimin e përçarjes brenda PD-së, ndryshe nga pjesa e tjetër e partisë që sipas tij po përpiqet për bashkim.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
Të shpëtojmë Alibejan! Ai është rënduar shumë, në mënyrë galoponte! Ndoshta i ka bërë keq edhe Viti i Ri, gjeli, a diçka tjetër…
Deliret e tij mendore, perceptimet e tij të deformuara për realitetin, po e çojnë shumë larg në “sëmundjen” e tij. Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un a dikush tjetër i ngjashëm. Apo si gjeli mbi kotec, që tremb pulat përreth….
Kjo e fundit më duket më reale, më e vërtetë!
Por pavarësisht nga “figura” që imagjinon për veten e tij, ai ka perceptime të deformuara, iluzione, delire. Që e çojnë pastaj në këtë shkallë keqësimi të “shëndetit mendor”! Është rënduar fort i shkreti kohët e fundit, duke tejkaluar në thellësi e ritëm shumë edhe nga parashikimet që kisha për ecurinë e tij shëndetësorë! Deri sa arrin të firmosë të tilla pacavurre….si simptoma e “sëmundjes” së rëndë të tij! Dhe këtë e bën atëherë kur të gjithë po punojnë, përpiqen për tejkalimin e ndarjeve.
Ndarje të cilat ai vetë i ka “zyrtarizuar” me atë copë letër, që firmosi për herë të parë si “kryetar” i grupit, i caktuar nga…. Sidoqoftë një këshillë për kolegët e tjerë opozitare: Megjithatë mos e denigroni atë, mos e adresoni se sëmundja kështu vetëm rendohet, por:
1-Cojeni me “butësi” aty ku mjekohen këta të “sëmurë”.
2-Vetëm me kujdes, mos i qëndroni shume afër, se ndoshta këto “sëmundje” mund të jenë edhe ngjitëse në disa raste.
Sa për të tjerat vetëm mund të qeshësh me një karikaturë të tillë!