Banorët janë ndarë në dy kampe pasi Luizi tregoi se rrëfimi për sëmundjen nuk është për të, por për një shok.
Efi ishte një nga banoret që i doli në mbrojtje ndërsa të tjerët bënë një hap pas.
Efi: Nuk më pëlqen që po i sulën, as nuk e dinë ça ka dhe ça po ndjen, se e bën për gënjeshtar direkt!
Olta: Unë e di që Arbana nuk po gënjen, se atij i janë bërë analizat dhe i kanë dalë në rregull.
Luizi: Unë nuk e bej për vëmendje këtë, se unë nuk jam një banor, që s’kam pasur vëmendje, nuk po ja bëjë vetes. S’mund ta zhys veten kështu!
Arbana-Luizit: Për qetësinë tënde, të banorëve, të familjarëve, Big Brother të jep mundësinë tani të shkosh në spital, të bësh çfarë ke nevojë dhe të kthehesh dhe të sqarohesh! Ja ke borxh vetes, banorëve dhe publikut!
Më pas Luizi është nisur drejt qendrës spitalore “Nënë Tereza” për të bërë të gjitha testet e nevojshme, ndërsa kamerat e Top Channel e shoqërojnë hap pas hapi.
Arbana e theksoi se testet e tij, edhe ato të bëra një ditë më parë, i kanë dalë pa probleme.
Kujtojmë që deklaratat kontradiktore të Luiz Ejllit shkaktoi reagime të shumta tek banorët, të cilët disa e mbështetën, disa të tjerë e kritikuan.