Efi revolohet nga reagimi i banorëve për Luizin: Egoista, as nuk e pyesni si ndihet

Efi ka reaguar e revoltuar pasi banorët kanë nisur të pyesin Luizin mbi vërtetësinë e sëmundjes.

Armaldo: Mund të jetë e kurueshme. Çfarë do që të jetë duhet të kurohet
Olta: Uroj që të mos kesh gjë Luiz, por si ke menduar të vazhdosh kështu pas kësaj që bëre?

Efi: Ore ju secili po mendoni veten tuaj, jo asnjë shpjegim s’do të japë o Olta. Jeni shumë egoist. As nuk i intereson askujt çfarë mendojmë ne. Duhet të pyesësh Luizin sesi ndihet dhe çfarë ka.

Arbana: Pse u revoltove Efi?

Efi: Nuk më pëlqen që po i sulen që të gjithë. Po e akuzojnë, as nuk e pyesin si ndihet. Ne dëgjuam dy versione. Nuk e dimë cila është e vërteta. Këta janë shumë të sigurt që ky po gënjen.

Olta: Ai ka bërë analizat aty brenda dhe parametrat e atij janë parë.

Tea akuzoi disa nga banorët se kur dëgjuan historinë thanë se Luizi po viktimizohet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *