Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, sot do të qëndrojë në një vizitë në Kosovë.
Chollet në Prishtinë do të pritet në takime të ndara nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe nga kryeministri Albin Kurti.
Takimi mes Osmanit pritet të ndodhë nga ora 13:30, ndërsa ai me Kurtin nga ora 14:30. Chollet pritet të takohet edhe me kryetarët e partive opozitare.
Event Catering Hamburgvisit kitchensurfer.catering/ to learn morewww.kitchensurfer.catering>
Në njoftimin e DASH-it për këtë vizitë është thënë se Chollet në Kosovë vjen për të diskutuar për përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën drejt avancimit euroatlantik. Ndërsa sërish është cekur rëndësia e një marrëveshje në dialogun Kosovë – Serbi, e cila në qendër do ta kishte njohjen e ndërsjellë.
Event Catering Hamburgvisit kitchensurfer.catering/ to learn morewww.kitchensurfer.catering>
Para se të vijë në Kosovë ai është paraparë të qëndrojë në Shkup, e pas Prishtinës do ta vizitojë Beogradin.