Tregtonte cigare kontrabandë me pulla të falsifikuara/ Në pranga një 55-vjeçar

Në kuadër të një operacioni policor të koduar “False”, policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi me incialet A.D. Ai tregtonte cigare të dyshuara të kontrabanduara me pulla fiskale të falsifikuara. Në dyqanin e 55-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetra steka me cigare kontrabandë.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “False”.

Vihet në pranga 1 shtetas që tregtonte paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, me pulla fiskale të falsifikuara.

Sekuestrohen dhjetëra steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “False”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e shtetasit A. D., në rrugën “Hamdi Pepo”, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe me fulla fiskale të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *