Dita e dielë do të paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas hershme, ku më të shpeshta do të jenë në zonat lindore të vendit tonë. Sipas MeteoAlb parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjell shpeshtim të vranësirave në zonat veriore-verilindore aty ku priten edhe rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.
/Priza.al/