Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur ditën e sotme në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt dhe hetimet për zbulimin e fatit të tij. Në konferencën me gazetarët ai u shpreh se policia do të flasë vetëm kur të ketë një provë të fortë për zbulimin e rrethanave ndërsa paralelizoi këtë situatë edhe me raste të tjera në botë.
“Për të zbardhur gjithë këtë mjegull që është ngritur rreth fatit të Ervis Martinajt policia e shtetit vijon të bëjë punën për të zbardhur këtë ngjarje. Ju besoj keni qenë të informuar gjatë gjithë kësaj periudhe për veprime të ndryshme policore që ka ndërmarrë që lidhen me zbulimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje. Policia e shtetit vepron sipas ligjeve. Dhe nga policia e shtetit do të merrni përgjigje kur të merrni një provë të fortë se çfarë ka ngjarë në lidhje me këtë personazh” – u shpreh Ministri.
Çuçi u shpreh se policia nuk ka “një shkop magjik” që të zbardhë menjëherë të gjitha çështjet. Ai garantoi se blutë merren çdo ditë me zbardhjen e kësaj historie.