Belind Këlliçi së bashku me Tobias Rüttershoff, drejtor për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer ka pritur në një takim në Tiranë, Lídia Pereiran, Eurodeputete dhe Presidente e YEPP, të Rinjve të Partisë Popullore Europiane.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Këlliçi thotë YEPP është busull e orientimit tonë perëndimor dhe vizita e Presidentes Pereira në Shqipëri forcon më tej bashkëpunimin tonë në këtë prag fushate zgjedhore.
Reagimi:
Bashkë me Z. Tobias Rüttershoff, drejtor për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer, mikpritëm në Tiranë Zj. Lídia Pereira, Eurodeputete dhe Presidente e YEPP, të Rinjve të Partisë Popullore Europiane.
YEPP është busull e orientimit tonë perëndimor dhe vizita e Presidentes Pereira në Shqipëri forcon më tej bashkëpunimin tonë në këtë prag fushate zgjedhore.
Mbështetja e të rinjve europianë për mua dhe adaptimi i modeleve më të mira perëndimore, është garanci e fitores dhe modelit ndryshe që do të sjellim pas 14 Majit në Bashkinë e Tiranës!