Arlind Gjokutaj, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave ka në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka abuzuar me detyrën.
Gjokutaj dhe drejtori juridik në këtë ministri, bashkë me një përmbarues akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit 1.2 mln euro dëm duke kompensuar dy herë një qytetarë mbi privatizimin e një prone.
Por kush është Arlind Gjokutaj?
Arlind Gjokutaj, ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai ka kryer studimet për Administrim Biznesi në Universitetin “Boçoni” në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku në Universitetin “Bicoça” në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016.
Gjokuta e ka nisur karrierën në sektorin publik si ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë. Më pas ka ushtruar disa detyra në administraten publike, si Koordinator i Posaçëm për ekonominë pranë Këshillit të Ministrave (2015-2017), Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave(2017-2019), Drejtor i Përgjithshëm i Doganave (2019) dhe Drejtor i Përgjithshëm i Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion (2020-2021).
Në Tetor 2021, Gjokutaj u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë.