Grabitja e banesës së ish-zyrtares, Balla si Rama: Llumi duhet pastruar, reforma në drejtësi po ecën

Ajo që e thotë Edi Rama duket se është ligj për të gjithë në Partinë Socialiste. Ndonëse ka plasur një skandal i madh, pasi një zyrtare shtetërore doli se mbante qindra mijëra euro në banesë, mazhoranca vijon e flet për avancimin e reformës në drejtësi.

Ishte Edi Rama ai që doli në të njëjtën linjë, ndonëse reforma nuk ka lidhje fare, pasi mjaftoi një pastruese për të treguar se çfarë pasurie kanë drejtorët e shtetit. Në të njëjtën linjë me të ka dalë sot edhe Taulant Balla. Në një komunikim për mediat, Balla e cilësoi një “llum” ish-shefen e kabinetin në Ministrinë e Financave, Alda Klosi.

“Para 5-6 vitesh, kur kryeministri Edi Rama, unë apo dhe të tjerë, flisnim për reformën e drejtësisë. Shumë media apo dhe të tjerë i shihnit me dyshim. Çdo ditë do të kemi lajme se drejtësia po funksionon. Kemi ardhur në një fazë të re të drejtësisë dhe ky është një lajm i mirë. Llumi duhet pastruar. Unë mendoj që kjo diçka që e mirëpret çdo qytetar, pastaj se sekretarja e kujt, kujt i përket apo çfarë, i takon drejtësisë. Duhet të mësohemi se kemi diçka ndryshe, unë flas si kreu i grupit parlamentar. Unë çdo gjë që kam pasur akuzë, e kam çuar dhe kam denoncuar. Edhe në rastin në fjalë, unë nuk kam asgjë me pyetjen, mendoj që ka ardhur koha që të presim hetimet”, tha Balla.

Vjedhja e shtëpisë së ish-zyrtares, Rama ‘piketon’ Klosin: Llum i veshur me kostum! T’u shkohet deri në fund historive me para të pista


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *