Ekzekutimi i Saimir Jakut/ Gazetari: Erdhi pas goditjes së ‘shtëpive të barit’. Ish-drejtuesi i policisë: Krim i organizuar në grup

Gazetari Sokol Bregu dhe ish-drejtuesi i Policisë Durrës Arben Hajdarmataj kanë folur rreth vrasjes së ish-kreut të OST-së, Saimir Jaku, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.

I ftuar në emisionin “Në shënjestër”, Bregu u shpreh se pavarësisht se është arrestuar një nga personat e përfshirë në ekzekutim, ende ka shumë gjëra të pa zbuluara mbi çështjen, pasi ende nuk janë zbuluar motivet që çuan në kryerjen e një krimi të tillë. Ai tha se zanafillën e krimit e sheh tek goditja e “shtëpive të barit” që u bë në atë kohë në Mirditë dhe se vrasja e Jakut ishte e lidhur me detyrën si kreu i Linjës së Tensionit të Lartë të OST-së për veriun, duke qenë se shtëpitë e barit funksionojnë me energji elektrike.

“Policia mund të ketë arrestuar një ndër personat e pranishëm në vrasje, por motivi e arsyet nuk kanë dalë ende. Që në momentin që ka ndodhur ngjarja, kam menduar që është një vrasje për shkak të detyrës sepse në atë zonë pas vrasjes dhe para saj ishin bllokuar disa tonelata kanabis të prodhuara në shtëpi bari. Për herë të parë, edhe pse Mirdita një zonë e vogël, për herë të parë në Shqipëri u godit nga policia një e tillë 8 vite më parë dhe mësuam që ekzistokan shtëpitë e barit edhe në Shqipëri. Vrasja e tij kishte lidhje me detyrën e tij, kështu e lexova në fillesat e vrasjes”, tha Bregu.

Ndërsa, Hajdarmataj u shpreh se vrasja e Saimir Jakut nuk është një krim që mund të kryhet vetëm dhe se pjesë e tij duhet të kenë qenë minimumi edhe një person tjetër. Ai ka shtuar se ende nuk është përcaktuar qartë se cili ka qenë roli i personit të arrestuar në lidhje me ngjarjen.

“Në pamje të parë të jep të mendosh që është një vrasje e tipit mafioz, e kryer nga një vrasës me pagesë. Një person i vetëm është i pamundur të kryejë një vrasje të tillë. Në momentin që përveç rasteve e konflikteve të rastit, raste të tilla si ky i Rrëshenit ka një organizim. Në një farë mase i jap të drejtë policisë që thotë krim i organizuar, ka pasur minimumi dy persona. Roli i personit të arrestuar, ende nuk kemi informacion. Ka nisur diçka por nuk është zbardhur e gjitha”, tha Hajdarmataj.

Saimir Jaku u vra nga dy persona të maskuar, ndërkohë që Gjergj Prenga mbeti i plagosur lehtë. Në lokalin ku ndodhi ngjarja, në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg. Policët kanë parë personat që kanë qëlluar me armë, por askush nuk ka reaguar për të ndjekur apo ndaluar dy autorët e këtij krimi të rëndë, që tronditi qytetin e Rrëshenit. Gjatë vite me vonë, në korrik të vitit 2022 u arrestua Dorjan Keqi, 40-vjeç nga Kruja dhe sipas policisë dyshohet si vrasës me pagesë, i cili e ka kryer ekzekutimin e Jakut, në bashkëpunim me persona te tjerë. Ai u zbulua pasi u arrestua rastësisht i dehur në timon dhe gjurma e gishtit që u krahasua me atë të gjetur në një shkrepëse në vendin ku u dogj mjeti i autorëve të Jakut, ‘përputhi’ gjithçka dhe e çoi pas hekurave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *