Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme por të ftohta. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Në orët e mëngjesit, do të ketë prani të mjegullës ose mjegullinave kalimtare, kryesisht në luginat malore.
Përgjatë akseve rrugore në zonat malore mund të ketë prezencë të akullit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-7m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen të variojnë nga -3 deri në 3°C në zona malore, nga -2deri 12°C në ato të ulëta dhe nga 2 deri 12°C në zonat bregdetare.