Kur zgjedhim një qytet për të jetuar, kemi parasysh punën që do të bëjmë atje, koston e jetesës, si dhe shumë faktorë të tjerë. Por, një faktor i rëndësishëm është edhe shkalla e kriminalitetit. Ky element u analizua nga “Numbeo”, një portal që krahason statistika të ndryshme nga vende dhe qytete të botës, si kostoja e jetesës, çmimi i ushqimit dhe banesave, ndotja, cilësia e jetës, trafiku dhe shërbimet shëndetësore, ndër të tjera.
Por, ky portal gjithashtu përditëson periodikisht një indeks krimi për qytetet botërore dhe bën një renditje. Ndërkaq, njihuni me 5 qytetet më të sigurta në botë, duke nisur nga vendi i pestë.
5.Sharjah (Emiratet e Bashkuara Arabe)
4.Ajman (Emiratet e Bashkuara Arabe)
3.Taipei (Tajvan)
2.Doha (Katar)
1.Abu Dhabi (Emiratet e Bashkuara Arabe)