Një banesë në fshatin Grecalli të qytetit të Fierit është përfshirë nga flakët. Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme të konsiderueshme materiale. Zjarrfikësit ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar shërbimet zjarrëfikëse, teksa për fat banesa ishte e pabanuar.