Antidroga britanike ka shkatërruar një fermë të madhe kanabosi në qendër të qytetit skocez Greenock dhe ka arrestuar një shqiptar. Mediat e huaja bëjnë me dije se si rezultat i operacionit policor, të zhvilluar më datë 1 janar të këtij viti, u sekuesteruan bimë kanabisi me vlerë 163,000 paund.
Bledjan Buci është 28 vjeçari shqiptar i cili u arrestua. Ai akuzohet për prodhimin e kanabisit, shpërndarjen e tij dhe ndërhyrje në rrjetin e energjisë elektrike. I arrestuari nuk dha një deklaratë në lidhje me akuzat. Ai ndodhet në paraburgim dhe pritet të mbahet një tjetër seancë gjyqësore.