Policia e Tiranës publikon pamjet: ‘Droni edukues’ ndëshkon shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor

Policia e Tiranës ka publikuar disa pamje të xhiruara me dron që tregojnë drejtuesit e automjeteve në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor. Ata shihen teksa nuk respektojnë korsinë e lëvizjes ose qëndrojnë mbi vijat e bardha.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se shkelje të tilla mund të denohen deri me 3000 lekë gjobë.

“Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor” – shkruhet në postim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *