Hidhet shorti për anëtarin e 7 të KZAZ-ve/ Kreu i KQZ, Celibashi flet për situatën në Partinë Demokratike

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur ditën e sotme shortin lidhur me anëtarin e shtatë të KZAZ-ve në zgjedhjet e 14 majit. Në ato me numër tek anëtari i shtatë do të jetë i Partisë Demoktratike, ndërsa në ato me numër çift i takon Partisë Socialiste.

Kreu i Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve u shpreh lidhur me situatën në Partinë Demokratike se në momentin që do të propozohet një emër do të bëhet vlerësimi nëse kandidatura është legjitime ose jo. Për të bërë vlerësimin ai tregoi se do të bazohen në dokumentacionin që vjen nga Gjykata e Tiranës.

Ne kemi komunikim institucional me Partinë Demokratike. Përfaqësues të PD në KQZ është zoti Marash Logu dhe Indrit Sefa. Në kuadër të komunikimeve qoftë edhe të karakterit profesional kemi komunikime me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë. 

 Kur të vijë një kërkesë edhe për regjistrimin e Partisë Demokratike do vlerësojmë legjitimitetin e atij që sjell dokumentin. Për nevojën për të qartësuar duhet të kuptojmë që kjo është një çështje që nuk e vendos KQZ se kush është organi që përfaqëson një parti politike. Është një institucion tjetër. Do vlerësojmë kur të kemi këto kërkesa bazuar në një dokumentacion që nuk e prodhon KQZ”, deklaroi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *