Ndryshon rregullorja e Maturës/ Kushi: Komisione për të shqyrtuar ankesat e tyre, nxënësit do të kenë mundësi të…

Ministria e Arsimit, Evis Kushi në konferencën që po mban për mediat theksoi disa ndryshime që do të bëhen në Maturën Shtetërore. Ajo u shpreh se nxënësit do të kenë mundësi që të kërkojnë testin e korrigjuar. Gjithashtu do të ngrihen komisione të veçanta që do të shqyrtojnë ankesat e nxënësve.

“I pari është provimi i informatizuar për programin mjekësi e përgjithshme. Do të zhvillohet në mjediset e qendrës së shërbimeve arsimore. Fondi i pyetjeve për nxënësit që duan të studiojnë mjekësi të përgjithshme është gati. 

Rregullorrja e re e Maturës shtetërore ku është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testit. Për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri kishim për të korrigjuar dhe nxjerrë testet në kohën e duhur ishte e pamundur. Por i kemi marrë të gjitha masat që të ketë komisione të veçanta në shkolla. Nxënësit do të kenë të drejtë që të marrin testin e korrigjuar por nëse do të ketë gabime do të ngrihet një komision për transparencë të plotë” – tha Kushi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *