Goditet nga dashi i kopesë; humb jetën 64-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lalar të Fierit të mërkurën e javës lamë pas. Policia bën me dije se një shtetase e moshës 64-vjeçare me iniciale F.V., ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një bagëti e imët.

Goditja që gruaja mori nga dashi i kopesë, rezultoi të ishte fatale për të. Grupi hetimor dhe policia po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *