Takimi me drejtuesit e policisë/ ‘Porosia’ e Ramës: Zbardhni misterin e zhdukjes së Martinajt

Zbardhen detaje dhe porosi të lëna nga Kryeministri Edi Rama në takimin me drejtorët vendor të policisë, kryepolicin Muhamet Rrumbullaku dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Kryeministri ka kërkuar goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri dhe korrupsion, kjo ndikuar edhe nga rasti i fundit i Alda Klosit. Në bazë të porosive të Ramës ka qenë edhe zbardhja sa më e shpejtë e ngjarjeve kriminale që kanë mbetur mister, përfshirë këtu edhe misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt.

Rama kërkoi angazhim maksimal të policisë për situatën para dhe pas zgjedhore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë si dhe mos përfshirje të asnjë prej efektivëve të policisë në fushata të partive politike.

Lidhur me sezonin turistik është kërkuar vëmendje maksimale në plazhe, që ngjarjet tragjike të ndodhura vitin që lamë pas të mos përsëriten dhe kontrollet e policisë të jenë të vazhdueshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *