Detaje nga plagosja me sëpatë/ Autori dhe i plagosuri po luanin me letra në një lokal

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me sëpatë në Devoll. Ngjarja përfundoi me një të plagosur teksa sherri dyshohet të ketë nisur teksa luanin një lojë me letra.

Nga dëshmia e pronarit të lokalit, mësohet se autori 62 vjecar Vasil Babinis dhe i plagosuri Vasil Begolli, ishin duke luajtur me letra kur kanë nisur të debatonin me njëri tjetrin.

“Kemi ndërhyrë fillimisht për t’i qetësuar dhe të dy kanë vijuar lojën. Pas 30 minutash filluan debatin sërish duke u goditur dhe shtyrë me njëri tjetrin. Sërish ndërhymë duke i ndarë. Sot morëm vesh që konfikti ka vijuar në banesën e të plagosurit dhe na ka ardhur shumë keq. Të dy kishin pirë disa gota dhe ishin të dehur.” është shprehur pronari i lokalit, Ervis Begolli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *