Kushi e pranon që s’ka cilësi në universitete/ Riciklon strategji për të mbajtur studentë në vend

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka folur në konferencën që po mban për mediat ditën e sotme edhe lidhur me largimin e të rinjve nga Shqipëria. Ajo u shpreh se po punohet për të rritur cilësinë e shkollave dhe universiteteve nëpërmjet politikave të ndërkombëtarizimit. Të njëjtën strategji, Kushi ka përmendur edhe në shtator të vitit që lamë pas, ku theksoi ndërkombëtarizimin e universiteteve apo bursat e studimit më të larta për t’i ‘bindur’ studentët të qëndrojnë në vend.

“Kur diskutojmë për të mbajtur të rinjtë dhe studentët në Shqipëri, pikërisht për këtë arsye kemi politikën e ndërkombëtarizimit. Se ne i nxisim të jetojnë dhe të studiojnë në Shqipëri. Sepse ishte vënë re që ata më të mirët që kërkonin cilësi më të lartë detyroheshin të shkonin jashtë. Dhe duke rritur standardet do jetojnë këtu. Jo vetëm që do kenë cilësi të mirë por edhe kosto të ulëta. Për këtë arsye ne fondin e ekselencës këtë vit e riformatuam për të mbështetur të rinjtë shqiptarë” – u shpreh sot ministrja Kushi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *