Kërkon votat e demokratëve më 13 qershor, Basha nga Elbasani: Të vazhdojmë betejën kundër PS-së

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një takim me demokratët në Qarkun e Elbasanit deklaroi se do të luftojnë çdo ditë për zhbërjen e masakrës elektorale.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se PD-ja do bind aleatët për masakrën zgjedhore dhe se opozita do përgatisë bashkë me ta një platformë për të rikthyer demokracinë. Mes të tjerasha, kryedemokrati iu përgjigj edhe njëherë propozimit të kryeministrit Rama për të bashkëpunuar. Ai e refuzoi kategorikisht ftesën e liderit të PS-së.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, drejtuese dhe drejtues të demokratëve të Elbasani, anëtarë të Partisë Demokratike.

Këtu nga Elbasani, u shtri anembanë qarkut dhe rrezatoi dhe rrezaton akoma e vetmja ofertë e Edi Ramës për shqiptarët. Në formën e një barcaletë që do të ishte për të qeshur nëse nuk është kaq dramatike dhe nuk ndodh në rrethana kaq dramatike, siç është fakti që njeriu më i urryer i Elbasanit, njeriu më i urryer pas Edi Ramës në Shqipëri, Taulant Balla është njeriu më i votuar i 25 prillit. Kjo në vetvete tregon se çfarë ka qenë 25 prilli. Një masakër e pashembullt elektorale.

Pikërisht këtu në zemër të Shqipërisë u ekzekutua me mizori operacioni i mbivendosjes së një pakice kriminale ndaj shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, të qytetarëve të Elbasanit që dolën të kërkonin ndryshim.

Fjala demokraci duhet si një koncept imazh dhe mistik, nga greqishtja e lashtë do të thotë sundimi i popullit, në fjalorin e përditshëm do të thotë respektim i vullnetit të shumicës.

Çfarë lidhje ka 25 prilli me vullnetin e shumicës. Kush është shumica e Elbasanit, qytetarët që donin ndryshim, apo Balla, Çela e Rakipi me shokë. 25 prilli është dita ku në Shqipëri përkohësisht ka rënë demokracia ndaj dhe barra e përgjegjësisë me të cilën dalim sot para shqiptarëve është edhe më e madhe se para 25 prillit. Në qoftë se para 25 prillit detyra jonë ishte të ndiznim shpresën për ndryshim, sot mbi supet tona rëndon i njëjti mision me të cilin jemi krijuar para 31 vitesh. Misioni për të mbajtur gjallë flakën e lirisë dhe të demokracisë, e cila rrezikon të shuhet tashmë jo në një diktaturë ideologjike, por një diktaturë kriminalo-politiko-oligarkike, asgjë tjetër nuk kanë ndryshe përveç emërtesave. Njësoj na trajtojnë ne, kundërshtarëve politikë si armiq, njësoj e kanë derdhur helmin, poshtërsinë, hajdutërinë, arrogancën, dhunën mbi anëtarët e Partisë Demokratike, mbi pjesëtarët tanë në fushatë, mbi votuesit tanë, duke i konsideruar ata jo kundërshtarë politik siç e dikton pluralizmi, por armiq, të cilëve ju shkatërrohet normaliteti i jetës përditshme

Ofertës së tij të helmët për demokracinë, për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për Partinë Demokratike në bindjen time i kam thënë dhe i përsëris dhe sot nga Elbasani një JO të prerë dhe finale”, tha Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *