Moderatorja Kiara Tito ka pësuar një incident brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Teksa ishte duke ecur ajo është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot nga dhimbjet.
Menjëherë Vëllai i Madh i urdhëroi banorët që të mos ta lëvizin moderatoren pasi një ekip me mjekë po shkon drejt shtëpisë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.
Janë vajzat Mikela dhe Tea ato të cilat po i qëndrojnë mbi kokë dhe sigurisht dhe Luizi i cili menjëherë ka shkuar drejt dhomës së gjumit për të marrë një jastik për t’ja vendosur.