Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se Shqipëria do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë.
Ky akt është ndërmarrë pikërisht në 30 vjetorin e vendosjes diplomatike mes dy vendeve që at’herë dolën nga tirania në botën e lirë.
“30 VJET MARRËDHËNIE DIPLOMATIKE
Në këtë vit jubilar Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Kiev, Ukrainë”, shkruan Rama.