Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e realizon amnistinë fiskale për të legalizuar paratë e pista të zyrtarëve të korruptuar dhe ato të drogës.
Në një intervistë për emisionin “Real Story”, Meta tha se Rama ka shqetësim vetëm paratë e fshehura në oxhaqet dhe dysheqet e zyrtarëve të administratës. Ai shtoi se me këto para financohen edhe projektet mafioze si ai i Portit të Durrësit.
Meta: Rama ka shqetësimin e parave që janë të fshehura në oxhaqet dhe poshtë dysheqeve të zyrtarëve. Nuk ka shqetësimin e parave të shqiptarëve të Anglisë dhe Beligjikës ku kanë krijuar dhe kanë punuar. Përmes këtyre parave të financojë projekte mafioze si ai i portit të Durrësit.
Gazetari: Kur i referoheni parave të oxhaqeve, flisni për paratë e pista apo ato informale?
Meta: I referohem të gjitha llojeve të parave. Përsa i përket parave informale, denoncimet tona kanë qenë të qarta për vjedhjet me inceneratorët. Një person që kishte ndërruar jetë, figuronte sikur firmoste 5 mln euro.
Gazetari: Ka persona prapa hekurave.
Meta: Është asgjë në krahasim me përmasat e korrupsionit që ka marrë qeveria Rama. Ka shumë zyrtarë që bëjnë sikur janë sëmurë, për të mos marrë pjesë në tendera dhe për të firmosur.
Gazetari: Kemi rastin e fundit të arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, ku edhe pse ishte në shkelje, nuk ndaloi. I vetmi person që ngre alarmin, ishte një punonjëse e thjeshtë e cila i la një shënim që me këtë jemi në kundërshtim me ligjin.
Meta: Ajo duhet dekoruar. Është një heroinë, çdo zyrtar i shteteit duhet ta mbrojë shtetin. Me këto ritme shkatërrimtare. Me këtë korrupsion, ky është një shtet që do falimenton.