Ndahet nga jeta vajza e Elvis Presley-t

Lisa Marie Presley, vajza e vetme e të ndjerit Elvis Presley, vdiq ditën e djeshme në moshën 54 vjeç, disa orë pasi u shtrua në spital pas një arresti kardiak. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar nëna e saj, Priscilla Presley.

“Priscilla Presley dhe familja Presley janë të tronditur dhe të shkatërruar nga vdekja tragjike e të dashurës së tyre Lisa Marie. Ata janë thellësisht mirënjohës për mbështetjen, dashurinë dhe lutjet e të gjithëve dhe kërkojnë privatësi gjatë kësaj kohe shumë të vështirë” – tha Priscilla.

 

Lisa Marie Presley ishte e martuar më parë me Michael Lockwood, Nicolas Cage, Michael Jackson dhe Danny Keough. Në vitin 2020, ajo humbi dhe të birin Benjamin Keough, i cili u vetëvra në moshën 27-vjeçare.Përveç djalit të saj të ndjerë, ajo ka dhe tre fëmijë të tjerë, aktoren Riley Keough, Finley Aaron Love Lockwood dhe Harper Vivienne Ann Lockwood.

E lindur në vitin 1968, Lisa Marie vazhdoi të ndiqte gjurmët e babait të saj dhe filloi një karrierë në muzikë. Ylli publikoi tre albume, me albumin e saj debutues në studio të vitit 2003 që shiti qindra mijëra kopje dhe mori vlerësime përgjithësisht pozitive.

Lisa Marie Presley u pa për herë të fundit në publik të martën në mbrëmje në Golden Globe Awards, ku mori pjesë me nënën e saj për të mbështetur filmin e Baz Luhrmann “Elvis”, për babain e saj të ndjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *