Disa vezë struci prehistorike që dikur përdoreshin si ushqim nga nomadët janë zbuluar në Izrael. Vezët 4000 vjeçare të shpendëve të egër janë gjetur në një kamp parahistorik, të përdorur nga nomadët e shkretëtirës
Drejtoresha e gërmimeve në Autoritetin e Antikiteteve të Izraelit tha se arkeologët zbuluan gjithashtu vegla guri dhe copa qeramike, por vezët ishin “gjetje vërtet e veçantë“.
Strucët e egër ishin të zakonshëm në zonë deri në shekullin e 19-të. Vezët e mëdha të shpendëve janë gjetur në vende arkeologjike nga disa periudha. Ato u përdorën jo vetëm si burim ushqimi, por edhe si enë, sende luksoze të zbukuruara me gdhendje etj.
“Është interesante se ndërsa vezët e strucit nuk janë të rralla në gërmime, eshtrat e zogut të madh nuk gjenden”, tha Amir Gorzalczany nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit. Afërsia e vezëve me vatrën e zjarrit të zbuluar në zone tregon se ato ishin mbledhur qëllimisht dhe përdoreshin si ushqim.
Këto kampe u mbuluan shpejt nga dunat dhe u riekspozuan me lëvizjen e rërës gjatë qindra e mijëra viteve e ky fakt shpjegon ruajtjen e vezëve.