Jo vetëm vjedhjet dhe prostitucioni, falë çmimeve të ulëta, mafia shqiptare mbetet protagoniste e padiskutueshme e trafikut të drogës.
Mafia shqiptare mbetet protagoniste e padiskutueshme e trafikut të drogës. ‘Antimafiaduemil’, një media italiane që trajton dhe raporton kryesisht mbi çështjet e raporteve të mafies me politikën, ndërtimin dhe pastrimin e parave, shkruan se prostitucioni, pastrimi i parave, vjedhjet dhe trafiku i drogës, për mafian shqiptare, vështirësitë e shkaktuara nga hetimet antimafia të viteve ’90, janë një kujtim i largët. Falë një strukture të ngjashme me atë të Ndranghetës, të përbërë nga degëzime të shumta në po aq territore, mafia shqiptare ka arritur të diversifikojë investimet e saj në Shtetet e Bashkuara, në Evropë dhe në Itali, ku falë konsolidimit të marrëdhënieve me organizatat kryesore kriminale, ka arritur të ngjitet në majë.
Vincenzo Musacchio, kriminolog, jurist dhe bashkëpunëtor i RIACS (Instituti Rutgers për Studime Anti-Korrupsion), e ka përcaktuar si “e pandalshme ” dhe – siç raporton gazeta “ La Verità ” – prokurori kombëtar antimafia, Giovanni Melillo ,u detyrua të shkonte në Tiranë për të krijuar marrëdhënie ndërkombëtare të dobishme për luftimin e krimit të organizuar së bashku me prokurorin special shqiptar.
“Mafia e Shqipërisë ka lëvizur sasi të mëdha kokaine dhe heroine përmes bashkëpunimit të bashkatdhetarëve të pranishëm në vend, në Amerikë dhe në vende të tjera të Europës, veçanërisht në Holandë” – shpjegoi Dia (Drejtoria e Hetimit Antimafia).
“Ajo ka arritur të kualifikohet si veçanërisht e besueshme edhe falë çmimeve konkurruese në trafikun e drogës të cilat kanë favorizuar marrëdhëniet me organizatat kriminale italiane. Aq sa për të hyrë në hiret e mira të ‘Ndranghetës dhe, përmes një bashkëpunimi të frytshëm me klanin kalabrez të Belloccostë Rosarno-s, në tregun aktual të drogës në provincën e Milanos. Për më tepër, ende në Lombardi, në Varese, 100 mijë euro të ardhura kriminale u sekuestruan nga shtëpia e dy trafikantëve shqiptarë të drogës, ndërsa në Liguria” – shpjegoi drejtori i Dia-s, Maurizio Vallone.
Mafia shqiptare ka kontraktuar trafikun e drogës të ‘Ndranghetës“. Në Modena dhe Reggio Emilia, mafia shqiptare arriti të importonte droge nga Holanda nëpërmjet korrierëve që e fshehën drogën në makinat e tyre, ndërsa në Venecia arritën të menaxhonin trafikun e drogës në qendrën historike të qytetit. Këto janë elemente që, të marra së bashku, demonstrojnë përhapjen e mafies shqiptare, e cila, duke filluar nga Pulia në vitet 1990, arriti të zgjerohej me sukses në pjesën tjetër të Bel Paese. Sipas artikullit, mafia shqiptare ka lidhje me Camorra, ‘Ndrangheta dhe Cosa nostra.