Hororr në Paris ku një vajzë tre vjeçare u gjet e pajetë në një lavatriçe në një apartament në lagjen e 20-të. “Në pamje të parë, vogëlushja nuk kishte asnjë shenjë rrahjeje”, tha një burim për BfmTv.
Vajza e vogël u gjet nga babai i saj pasi familja e kërkonte në të gjithë banesën. Makina larëse ishte e fikur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Ekipet e shpëtimit e nxorrën jashtë, por ata nuk ishin në gjendje ta mbanin atë në jetë. Në familje janë edhe katër fëmijë të tjerë.