Një i dënuar me 40 vjet heqje lirie, është arratisur nga Burgu i Idrizovës gjatë dërgimit të tij për në spital. I dënuari për vrasje, 6 vjet më parë është nga Tetova, me emrin Bekim Memeti.
Sipas të dhënave, i i arratisuri ka kërkuar të dërgohet në spital, dhe drejtuesit e burgut ia kanë mundësuar një gjë të tillë, por gjatë rrugës, ai ka rrëmbyer pistoletën dhe ka plagosur njërin prej shoqëruesëve, konkretisht shoferin e ambulancës, duke bërë të mundur arratisjen.
Ende mbetet e paqartë dinamika dhe rrjeti që e ka ndihmuar Memetin në arratisje, por po hetohet ndihmesa e mundshme që mund t’i jetë dhënë nga persona të tjerë nga jashtë. Për profile të tilla si Mehmedi, burgu i Idrizovës ka kërkuar gjithnjë ndihmë dhe shoqërim nga njësitë speciale, kjo bëhet thuajse për cilindo të dënuar me mbi 10 vjet burg, por për Memedin burgu nuk ka kërkuar ndihmë. Përveç hetimit të brendshëm nga drejtoria e burgjeve, hetim pritet të ngrejë për përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme. Sipas informacioneve të Alsat, burgu nuk ka dërguar kërkesë pranë MPB-së për ndihmë shoqërimi të të dënuarit, duke ngritur edhe dyshimet për inskenim dhe prapavijë të rastit.