Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij ditën e sotme në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Doctor Honoris Causa” Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazovic. Për Ramën Dritani krijon ura bashkimi.
“Jam i lumtur që jam mik i Abazovic, nuk ka krahasim me asnjë njeri tjetër.
Besoj se kështu duhet te jete te njëjtët kategori njerëzish që merren me politikën në vendin tonë.
Për një person që është një fenomenin për politikën. Një fenomen i pakrahasueshëm, jo vetëm që është një doktor shkencash.
Por mund të ketë shumë doktor shkencash sot por ky është një lëvizje politike që duhet t’ju mbijetoj shekujve për të krijuar një hapësirë që pavarësisht përkatësisë etnike” u shpreh Rama.