Gazetarja e njohur ngre dyshime: Kiara Tito ka dikë që e pret jashtë

Gazetarja e njohur e showbiz-it Desara Karaiskaj është shprehur në instagramin e saj përmes një “InstaStory’ se Kiara Tito ka një lidhje dhe se dikush po e pret jashtë.

“Dëshira është shumë e madhe për të shikuar dashuri, por ne njerëzit, ne populli, turma, nuk kënaqemi kurrë. Kur Donaldi tha që më mungon Bora, e gjykuam. Pasi i mungoi Bora, i pëlqeu Trixa, por ishte më i sinqertë ai sesa Kiara që e ka përjashta atë tipin edhe i mban të gjitha përbrenda, edhe nuk është fare për mendimin tim brenda lojës, është jashtë. Nuk është akoma brenda Big Brotherit ajo, e ka mendjen tek ai përjashta. Ndërkohë që Luizi i duhet, se një gjë do e bëjë aty brenda ajo se Luizi që flirton me të është “ok” ai. Ndërkohë që e ka mendjen përjashta, si po e pret ai tipi përjashta,” – shprehet Dasara Karaiskaj.

Në deklaratën e saj ajo përmendi edhe një histori të shumëpërfolur nga Big Brother VIP i mëparshëm, atë të trekëndëshit Donald-Bora-Beatrix, duke krahasuar Kiarën me Donaldin.

Por Desara ka konfirmuar së fundmi sërish përmes një ‘InstaStory’ në Instagramin e saj se ky ishte vetëm një aludim.

Kështu thotë! Kështu duket! Unë një aludim kam bërë! – shkruan Dasara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *