Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen ’11 Janari’ në Fier, ku 52-vjeçari Altin Nika ka plagosur me armë zjarri, Dashamir Muçajn, 50-vjeç, pas një debati mes tyre.
Mësohet se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri. I plagosuri është dërguar për në spitalin e Fierit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori ende nuk është kapur nga policia.
Arsyet e konfliktit mes tyre ende nuk bëhen të ditura.
Njoftimi i policisë:
“Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.
Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”