Aksident në Rrugën e Arbrit/ Plagoset drejtuesi i fadromës, po punonte në tunelin e Murrizit

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbrit. Teksa po punonte në afërsi të tunelit të Murrizit, shtetasi me inicialet L.V. ka humbur konstrollin e mjetit tip fadromë. Për pasojë ka rënë në anë të rrugës. Sipas policisë ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Në afërsi të tunelit të Murrizit, gjatë punës shtetasi L.V., duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit” – njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *