Ditën e sotme, blerja më e re dhe e bujshme e Al-Nassr, Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për LiveScore, ku foli për shumë aspekte të jetës së tij.
I pyetur gjatë intervistës se çfarë konsideron “luzitani” më të rëndësishëm golat apo trofetë, 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, padyshim që zgjodhi trofetë si përgjigjen e tij.
“Fitimi i titujve është gjithmonë diçka e veçantë. Për një vit të tërë, ju i përkushtoheni arritjes së diçkaje të rëndësishme, dëshirës për të fituar diçka. Është e vështirë. Është e lehtë të zgjedhësh gola, por unë do të marr trofe. Ju luftoni, stërviteni vazhdimisht, kushtoni jetën tuaj për të fituar diçka. Mendoj se titujt janë më të rëndësishëm se golat”,– tha Ronaldo, gjatë intervistës.