PS ndërton aplikacionin për kontrollin e ‘Like’-ve, Berisha thirrje Musk dhe Zuckerberg: Anulojeni!

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme konferencën e përjavshme me gazetarët.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se qeveria po terrorizon punonjësit e administratës që të bëjnë like dhe komente në rrjete sociale për kryeministrin Edi Rama. Ai deklaroi se Partia Socialiste ka ndërtuar një aplikacion që kontrollon like-t dhe komentet në ‘Facebook’ të administratës shtetërore. Sipas tij Rama kërcënon se do të shkarkojë nga puna këdo që nuk pëlqen dhe nuk komenton postimet e qeverisë në rrjetet sociale.

Berisha i ka bërë thirrje drejtuesit të Twitter Elon Musk dhe atij të Facebook Mark Zuckerberg që të ndalojnë këtë praktikë abuzimi në rrjetet e tyre sociale.

“I bëj thirrje Zuckenberg dhe Musk të ndëshkojë këtë praktikë të abuzimit me rrjetet e tyre sociale nga një njeri që s’ka asnjë parim. Çdo shqiptar e ka marrë vesh që ky është hajdut i papërmbajtur. A e vutë re që ky bëri gjithçka për të fshehur Alda Klosin?! S’ja nxorën emrin në fillim se i funksionoi me Damian Gjiknurin dhe disa prej tyre. Ata janë vjedhës sepse e dinë se ku ka para. I kanë mbyllur të gjitha vetë, për të mos i dalë të kompromentuar ministrat. 

PD-ja do të konsiderojë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, edhe një proces ndërkombëtar ndaj Edi Ramës për këtë çështje. Ky është terror, ky është turp, ky është depersonalizim. A mundet një mendje e mbrapshtë të shfrytëzojë më shumë rrjetet digjitale? Kur nuk e duan, nuk e duan. Arrogant, hajdut, njeri që është bërë simbol i vjedhjes. Si mund ta duan njerëzit atë. Tani shpik aplikacionin, nëse nuk më bën like, ikën nga puna. Absolutisht. Mos vidh, ky është i gjithë ilaçi. Çdo shqiptar e ka marrë vesh se ky vjedh, se është hajdut kongjenital, i papërmbajtur”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *