Florian S. një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, i akuzuar për rrëmbimin e një të miture në Vilafranca del Penedés (Barcelona) dhe përdhunimin e saj dy herë, është vënë në pranga.
Ishte vetë e reja ajo që u tregoi agjentëve shtëpinë ku ai e kishte mbajtur deri në pesë orë në Sant Martí Sarroca, ngjitur me Vilafranca. Vajza 16-vjeçare ka treguar se po dilte nga një lokal dhe ishte nën shoqërinë e miqve të saj në momentin kur dhunuesi iu afrua grupit dhe arriti ta shkëpusë prej tyre. Nga deklaratat e shoqërisë së të miturës në polici, thuhet se i gjithë grupi u largua me shpejtësi nga dhunuesi, por u kur ritakuan sërish panë që mungonte e mitura 16-vjeçare.
Kështu, ata ngritën alarmin. Ndërsa shqiptari e la vajzën të largohej rreth orës 10:00 të së shtunës, pasi plotësoi nevojat e tij seksuale.
“Mbarova, mund të ikësh tani”, i ka thënë shqiptari, shkruhet në artikullin e publikuar nga La Vanguardia.
E mitura shkoi për të kërkuar ndihmë në një furrë buke aty pranë dhe prej andej e transferuan në spital. Po atë pasdite, rrëmbyesi dhe përdhunuesi i saj u arrestua nga Mossos. Tre ditë më vonë ai u dërgua në gjykatë, në Gjykatën Hetimore 5 të Vilafrancës, e cila urdhëroi vendosjen e tij në paraburgim pa kusht.
Sipas policisë, ai kishte edhe lidhje me trafikun e drogës, ndërsa ekspertiza doli në përfundimin se e kishte përdhunuar dy herë të miturën.
Ai e futi fillimisht në makinë dhe telefonoi shokun duke iu krenuar me ‘kapjen’ që kishte bërë. Herë e parë abuzoi me të në makinë, ndërsa më pas e çoi në shtëpi, ku e përdhunoi sërish.