Berisha: Zyrtarët e Ramës mbushin dyshekët e tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij nga Durrësi me rastin e 32-vjetorit të krijimit të PD në këtë qytet, i bëri thirrje kreut të qeverisë që të mos vjedhë shqiptarët e të mos fshehë vjedhjen e kryer nga zyrtarët e tij.

Berisha iu referua rastit të Alda Klosit, së cilës iu zbuluan në banesë mbi 120 mijë euro. Berisha u shpreh se pensionistët shqiptarë nuk kanë nevojë për mëshirë.

“ Monizëm që vret çdo ditë shpresën e të rinjve. Nëse në ’91 shqiptarët u dyndën drejt gjemive, ishte sepse gdhiheshin e ngryseshin me dhimbjen e urisë dhe mjerimit, sot janë më shpresëvrarë sepse e drejta nuk ekziston në vendin e tyre, fondet e taksa e tyre vidhen, trajtohen në mënyrë depersonalizuese. Këto ditë dëgjoni si bërtet Rama për pensionistët: Do ketë një bonus të madh. Por në prill kur t’jau marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme do lumturojë sërish pensionistëve.

Abazoviçi i tha në sy dje, në 4 vite rrita rrogën mesatare me më shumë se 300 euro, ndërsa ky jo vetëm që nuk e rriti por referuar inflacionit e uli me të paktën 25 përqind. Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh! Hiq dhomën e gjumit nga avionët e tu dhe shihe sa do ngelin. Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspiratorit me taksat e shqiptarëve. Mos fshih vjedhjet. Gjithçka e ka bazën në vjedhjen dhe përçmimin e qytetarëve. Kjo që bën kjo qeveri është gjenocid për shqiptarët në krijimin e kalkuluar të kushteve për largimin e tyre nga vendi”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *