E pazakontë! Fishekzjarre dhe thirrje në mbështetje të tij, fansat e Luiz Ejllit protestojnë para shtëpisë së “Big Brother”

Si asnjëherë më parë, qytetarët shqiptarë kanë dalë të protestojnë në mbështetje të një fansi të tyre në një Reality Show.

Disa dhjetëra qytetarë janë mbledhur para shtëpisë së “Big Brother” në mbështetje të banorit Luiz Ejlli. Ky i fundit u akuzua të martën se kishte mashtruar me sëmundjen e tij dhe pati përplasje me produksionin.

Kjo ka irrituar fansat e tij të cilët janë organizuar dhe janë mbledhur para shtëpisë duke brohoritur në mbështetje të këngëtarit, “Luiz, Luiz, jemi me ty”. Po ashtu ata kanë hedhur fishekzjarrë, ndërsa zona përreth “Top Channel” është blinduar me forca policie.

Ndërkohë që po mbahet protesta banorët janë mbyllur nga produksioni brenda shtëpisë dhe është vendosur muzikë e lartë për të mos u dëgjuar zërat apo thirrjet e fansave të Luizit.

Kujtojmë se edhe disa banorë brenda shtëpisë e kanë kritikuar dhe janë distancuar prej tij, megjithatë këngëtari ka pretenduar se “ka një anë tjetër të historisë”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *