Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur në Durrës ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Sipas policisë, D. Sh., 23 vjeçe, ka përplasur këmbësorin S. B., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00: në lagjen nr. 13 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen D. Sh., 23 vjeçe, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. B., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *