Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar pak minuta më parë një video në rrjetin social ‘Facebook’. Ai tregon emrat e kandidatëve për kryetar të Bashkive Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Meta i cilësoi Belind Këlliçin, Igli Carën dhe Luçiano Boçin emra të rinj, të gatshëm për të sjellë ndryshimin.
“Qytetarët kërkojnë figura të reja? Ja ku janë, për tre bashkitë më të rëndësishme të vendit, Belind Këlliçi për Tiranën, Igli Cara për Durrësin dhe Luçiano Boçi për Elbasanin. Janë tre figura të reja, gati për të sjellë ndryshimin, qytetarë model me përkushtimin e jashtëzakonshëm për t’ju shërbyer qytetarëve” – shkruan Meta përkrah videos.