Policia rumune hynë në kompleksin e vëllezërve Andrew dhe Tristian Tate dhe sekuestruan automjetet e tyre, përfshirë këtu një Rolls Royce, një Lamborghini dhe një Aston Martin. Koleksioni i supermakinave u ngarkuan në kamionët e policisë.
Burimet policore bëjnë me dije se vlera e tyre mund të jetë rreth 6 milionë dollarë. Midis makinave të sekuestruara është një Rolls Royce Wraith blu e vlerësuar në 310,000 £ dhe një McLaren 765LT me vlerë deri në 410,000 £. Pasuritë e sekuestruara në të gjithë Rumaninë përfshijnë një Rolls Royce, një Lamborghini, një Aston Martin, një McLaren, tre Porsche, dy BMW, dy Ferrari dhe pesë Mercedes. Fotot nga kompleksi i Tate tregojnë automjete me targa të personalizuara “T8”.
‘Selia’ e Tate në Bukuresht u bastis nga policia në fund të vitit të kaluar pasi ai, vëllai i tij dhe dy bashkëpunëtorët e tij dyshoheshin për trafikim dhe krim të organizuar. Të paktën dhjetë prona të lidhura me vëllezërit Tate thuhet se janë sekuestruar nga policia rumune.