“The Sun” ka publikuar sërish një artikull ku në qendër janë bandat që operojnë në Britani, mes tyre janë edhe ato shqiptare. Këto të fundit janë bërë jo pak herë pjesë e shkrimeve të mediave të huaja.
Media e njohur britanike shkruan “rrjeti sekret i selisë së bandave të Britanisë është i përhapur në të gjithë vendin. Ata jetojnë në pallate, rezidenca apo kështjella. Pas dyerve të përforcuara të këtyre qendrave të krimit shtrihet një botë ‘dhomash paniku’, dyqane armësh dhe luksi të jashtëzakonshëm”.
“The Sun” u ndal tek banda shqiptare “Hellbanianz”, anëtarët e të cilës jetojnë në disa ndërtesa të larta në Barking. “Në blloqet e kullave në pronën Gascoigne në Barking, gangsterët e armatosur shqiptarë janë në prag të marrjes nën kontroll të tregtisë së kokainës prej 5 miliardë paundsh në Mbretërinë e Bashkuar” – shkruan gazeta.
Kjo bandë quhet në artikull zbatuese e Mafias Shqiptare dhe përbëhet nga ‘tregtarë ambulantë’.
“Me miliona fitime, mafiozët ballkanikë kryejnë gjithashtu grabitje të armatosura në të gjithë kryeqytetin” – shkruan ndër të tjera “The Sun”.