Katër shqiptarë janë arrestuar, më datën 10 janar, në kryeqytetin e Greqisë pasi akuzohen se janë pjesë e një bande që kryente vjedhje. Mediat greke kanë publikuar emrat dhe fotot e shqiptarëve të arrestuar.
Në prangat e policisë kanë rënë Indrit Arifai 20 vjeç, Mario Hoxha 19 vjeç, Adi Kala 33 vjeç si edhe Altin Mustafaj 24 vjeç. Ndërsa në kërkim është shpallur Armando Roko 20-vjeç.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin shqiptarët dyshohen se kanë kryer 36 grabitje në Athinë. Ata iu prezantonin dyqaneve si pjesëtarë të një kompanie që merreshin me lyerjen e xhamave dhe zakonisht e parkonin automjetin larg subjektit ku do të kryenin grabitjen.