Ministri austriak i Shëndetësisë, Johannes Rauch, ka thënë se Austria synon të heqë të gjitha kufizimet për koronavirus brenda këtij viti. Ai u shpreh se në rast se ndodh diçka e tillë, Covid-19 nuk do të ishte më sëmundje serioze dhe shteti do t’i kthehej normales. Sipas tij, vala aktuale e pandemisë në Kinë nuk përbën rrezik të madh në Austri.
Ndonëse ministri austriak ka thënë se nuk pret zhdukje të virusit, ai ka përmendur se Austria është e përgatitur. “Ne kemi vaksina, kemi ilaçe, jemi duke vëzhguar variantet”.
Rauch ka përmendur edhe heqjen e masës aktuale për vendosjen e maskës në transportin publik të Vjenës. Kjo masë vlen edhe kur një qytetar austriak viziton qendrat e shëndetit publik.