Kërkimet për 43-vjeçarin Andrea Dervishi i cili është bllokuar mes dy shkëmbinjëve në vendin e quajtur ‘Kalaja e Tërvolit’ vijojnë prej orësh vijojnë. Për shkak të terrenit të vështirë operacionit të kërkimit iu bashkuan edhe ekipe nga Tirana.
Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të tentuar ta nxjerrin nga vendi ku ka mbetur i bllokuar por duke qenë se terreni është mjaft i vështirë dhe për shkak të errësirës, pritet që operacioni i shpëtimit të rifillojë ditën e nesërme.
Aksioni i shpëtimit pritet të fillojë rreth orës 5 të mëngjesit kur në ndihmë të autoriteteve vendore të vijnë edhe ekipe të posaçme. Deri në rifillimin e aksionit, personi i bllokuar do të jetë në monitorim të vazhdueshëm. Gjendja e tij shëndetësore, raportohet të jetë e mirë.