Mikela është e eleminuara e mbrëmjes së sotme nga spektakli i ‘Big Brother VIP Albania’. Ajo mbërriti në studio, dhe zbuloi se nuk e kishte ‘biletën e kthimit’, duke humbur shansin e fundit për tu rikthyer në shtëpinë e njohur.
“Mendoj se dola për shkak të ngjarjeve të fundit, isha më e stepur dhe Dea ishte afruar më Amosin, pastaj Luiz -kiara ishte kryetema… kështu besoj se kjo më penalizoi. Unë mbeta në kuzhinë, kjo është e gjitha!” – u shpreh Mikela në studio.