Ngjarje e rëndë në Itali/ Vrau nënën e tij dhe komshien, policia arreston 34-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin italian ditën e sotme. Mediat vendase raportojnë për një vrasje të dyfishtë në periferi të Romës.

Dy gra, të moshës 65 dhe 76 vjeç u gjetën të vdekura në Trevignano Romano. Karabinierët e Compagnia di Bracciano ndaluan autorin e dyshuar në vendngjarje. Bëhet me dije se autori 34-vjeçar është djali i njërës prej dy grave, i papunë dhe me precendent penal.

34-vjeçari u transportua në spitalin Bracciano për trajtim të detyrueshëm mjekësor.

Lidhur me ngjarjen e rëndë autoritetet kanë nisur hetimet, për të rindërtuar dinamikën e vrasjes së dyfishtë. Ende nuk dihet motivi, ndërkohë që dy viktimat ishin fqinje me njëra-tjetrën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *