Regjisori Eduart Grishaj duket se e ka marrë me më shumë sportivitet sesa Arbana zhurmën e madhe në rrjet për “Big Brother VIP”. Teksa Arbana ka nisur “ndëshkimet” për publikun që komenton negativisht duke i larguar nga profili i saj me një ‘block’, Eduarti i pranon të gjitha llojet e komenteve.
Duke bërë ironi të hollë, ai tregon si ndjekësit ndryshojnë mendim dhe mënyrën e të shkruarit, në varësi të dinamikave të programit.
“Rubrika: Mesazhet në Instagram
Oo Eduart Grishaj, o çun legen mendon se do na e hedhësh neve ti. Ke futur atë Luizin tënd nga Shkodra dhe i mban anën ati. Nuk la rob pa sharë e ofenduar aty brenda dhe ti e mbron gjithë ditën. Nuk ke faj ti, por ne që ju shikojmë ju. Produksion i flliqt, nuk do t’ju shikojë më njeri”,- shkruan Grishaj.
“I njëjti person 8 ditë më vonë:
Oo Eduart, ik mor legen! T’ju vijë turp çfarë po i bëni Luizit. Ti s’ke as gjak, as fe, do na e hedhësh neve. E dimë skenarin tuaj të flliqt. Ju do e hiqni sonte Luizin o plehraa, bashkë me atë gruan tënde me zemër të kalbur”,- vijon regjisori.
24 orë më vonë, biseda ku ndjekësi i kërkon t’i thotë Arbanës t’i heqë block-un:
Produksioni ka qenë shënjestra e kritikave të publikut për gjuhën e dhunshme, bullizmin, fjalorin banal dhe promovimin e dhunës që po bëhet në këtë edicion të “BBV”, ndërkohë që s’janë marrë ende masa serioze.